“Nuk do të shpëtoni”, Braçe mesazh edhe për lokalin Tajvani

Ekonomi Kryesore Lajme Slider kryesore

Zëvendës kryeministri Erjon Braçe, deklaroi se në tregun e karburanteve vazhdon të gëlojë paligjshmëria në aspektin fiskal.

 

Në një dalje për mediat Braçe është shprehur se kjo paligjshmëri është bërë aq e gjerë deri në kufijtë e krimit.

 

“Në tregun e karburanteve vazhdon të gëlojë paligjshmëri në aspektin fiskal. Administrata ka zbuluar shkelje të rënda ligjore në regjimin e kasave. Në tregun e karburanteve ka evazion fiskal, dhe diferencat e litrave shkojnë në mijëra ton. Grupet e përbashkëta po verifikojnë çdo pompë. Dua të mbështetës prokurorët në Elbasan dhe në Tiranë. Hetimet e tyre janë të rëndësishme për t’i dhënë fund kësaj vjedhje.  Paguani detyrimet fiskale dhe borxhet, sepse nuk do të shpëtoni së paguari nga detyrimet tuaja.  Ne kërkojmë vetëm kuptonin tatimor dhe asgjë më shumë, kjo të jetë konform rregullave. Ne duam që ata të punojnë ligjërisht, të fitojnë ligjërisht dhe të paguajnë detyrimet ligjore e fiskale.”

 

Gjithashtu  zv. kryeministri ka paralajmëruar bizneset që nuk paguajnë taksa se do të përballen me përgjegjësi ligjore.

 

“Apel të gjithë administratorëve dhe pronarëve që kanë qenë në vëzhgim. Kërcënime ndaj nëpunësit të shtetit do të ndëshkohen pa mëshirë. I kërkoj administratorëve të Tajvanit dhe Havanës se çdo kërcënim i paraqitur ndaj inspektorëve që do të përballen me ligjin. Çdo gërmë kërcënuese do trajtohet si krim. Pavarësisht se presidenti nuk na e dha mundësinë për të vënë në zbatim kodin penal, ne do bëjmë aq sa na lejon ligji”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *