Nuk foli për disa vite me Gentian Zenelaj, Jul Deda: Ishte kohë e humbur, se shpejti…

Kulturë Showbiz

Të gjithë u suprizuan kur ata u shfaqën sërish bashkë!

Kishin vite që nuk flisnin me njëri tjetrin, por duket se ‘mosmarrëveshjet’ mes Gentian Zenelaj dhe Julian Dedës janë lënë pas dhe tashmë ata janë sërish miq të mirë si më parë.

ftuar në “Rreze Dielli” Julian Deda ka treguar se marrëdhënia me Gentin, tashmë është siç ka qenë dikur dhe se vitet kur ata nuk flisnin, i konsideron kohë të humbur.

U rikthyem sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Treshja jonë është një treshe organike, jo e stisur. Të tre jemi në pozicionin e tij, në mënyrë organike, kur marrim materialin e dnjejmë cili rol është për kë. E dimë sa do të flasë tjetri, mjafton një shikim me sy. Ribashkimi qe krejt i thjeshtë sikur s’kishte ndodhur asgjë. Me Gentin ishte e njëjta gjë, edhe pas disa vitesh që nuk  flisnim. Pas dy ditësh ikëm edhe në Ersekë. Kur pimë kafen e parë, kuptuam që nuk kishte asgjë për tu sqaruar, as nuk kemi pse merremi. Boll është një kohë e humbur këto vite që nuk kemi patur bashkëpunim, dhe nuk ia vlen të humbim më asnjë minutë nga sot e mbrapa.” shprehet Julian Deda.

Në “Rreze Dielli” aktori i humorit tha se së shpejti do të ketë edhe projekte të përbashkëta mes tyre.

Megjithatë Jul Deda ka pohuar nga studio e “Rreze Dielli” se rikthimi i SHBLSH nuk ishte thjesht për një natë spektakli. Ata mund të vijnë me projekte të tjera, qoftë në shoë humori por edhe në projekte kinematografike.

Do kemi bashkëpunime shumë shpejt. Duhet të shfrytëzojmë dëshirën e publikut për të na parë sërish bashkë. Mund të jetë Klanifornia, një projekt jashtë, një film. Kam patur disa bisedime për të nisur një emision në Kosovë, por ai që më ftoi për të relizuar projektin nuk është gati.

Por a do të rikthehet në një show humori Gentian Zenelaj?

Julian Deda ka thënë se dera e ‘Klanifornias’ është e hapur për të, por nuk ka thënë një përgjgije konkrete nëse së shpejti do ta shohim edhe Gentian Zenelaj në spektaktin e humorit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *