“Nuk i pashë të impenjuar”, Reja zbulon tre lojtarët ku çaloi loja. Hysaj e pranon

Kryesore Slider kryesore Sport Vendi

Shqipëria mori barazimin e parë në këtë fazë kualifikuese të Euro 2020, duke barazuar 2-2 përballë Moldavisë.

Njëkohësisht, ky ishte barazimi i parë nën drejtimin e Edi Rejës, i cili pas takimit u shfaq mjaft i mërzitur për atë që kishte parë në fushën e blertë.

“Jemi të zhgënjyer normalisht nga ky rezultat. Kishim një ecuri pozitive deri këtu dhe nuk donim ta mbyllnim në këtë mënyrë. Jam i zhgënjyer unë dhe lojtarët. Në fakt mendoj se këta djem gjatë javës e kanë merituar këtë shans që i dhashë sot. Mungoi pak shpejtësia, por ishin të aftë teknikisht. Një lojtar i Andorrës bëri rreth 60 metra te goli i parë dhe ky është gabimi i lojtarëve të një ekipi si Shqipëria.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Nuk u përballen me atë agoninë tonë, që na duhet përballë këtyre skuadrave. Na duhej pak motivim më tepër dhe për këtë më vjen keq. Ndoshta kam edhe unë gabim, pasi duhej t’i motivoja më shumë. Jam i zhgënjyer unë, dhe lojtarët. Kishim pritshmëri të mëdha dhe më vjen keq që ndeshja rrjedhi kështu.Mu duk e drejtë që të fus disa lojtarë që nuk kanë pasur minuta me kombëtaren. Më kanë bindur në stërvitje dhe mendova se ndaj Andorrës do të ishte takimi i duhur. Besoja se do të harmonizoheshin me pjesën tjetër, lojtarë si Ramadani, Ndoj dhe Trashi,. Diçka që nuk e pashë në këtë ndeshje”, tha Reja.

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj duke folur pas ndeshjes u shpreh se skuadra nuk u treguar e përqendruar në barazimin 2-2 ndaj Moldavisë, duke pranuar edhe qendrimet e trajnerit Reja.

Pas ndeshjes, shkodrani deklaroi:

“Ne duhet të jemi gjithmonë të përqendruar. Gjithashtu duhet edhe qetësia, pasi jemi ekip i mirë dhe nuk duhet t’i humbim vlerat në një ndeshje si kjo. Goli i dytë ishte edhe me fat nga Andorra, pasi e preku edhe Ramadani. Duhet të vendoseshin mirë edhe mesfushorët në atë rast. Tani jam në 100% tim dhe gati për të dhënë maksimumin”, tha Hysaj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *