“Nuk jam më e virgjër, vetëm qaj”, Aulona publikon mesazhin e fanses

Kulturë Showbiz

Aulona Musta ka publikuar një mesazh që një fanse i ka dërguar në Instagram. Ndjekësja i tregon se është vetëm 22-vjeçe dhe ka humbur virgjërinë, por për shkak të mentalitetit në Shqipëri ajo është duke e përjetuar shumë keq.

Pas këtij mesazhi, Aulona ka reaguar duke thënë që ky vend dhe shoqëria në Shqipëri i ka bërë vajzat me komplekse.

“Çkemi Aulona. Mundohem gjithmonë të jem mëndjehapur por në këtë vend injorant nuk mundesh që për 1 sekondë të mos ndihesh keq me veten. Jam 22-vjeç, kam një të dashur dhe është hera e parë që kryej marrëdhënie. Në atë moment që ndodhi procesi vetëm qaja, nuk munda dot ta kontrolloja veten. Tani ndihem shumë keq, mendoj sikur gjithë bota e di dhe mua nuk do të më dojë askush më n.q.s nuk përfundoj me këtë të dashur. Tani vetëm e bluaj me veten, nuk mund të jem e qetë për asnjë moment”,i ka shkruar vajza.

Ndërkohë Aulona krahas fotos së publikuar shkruan:

“Ja çfarë i kane bere dhe vazhdojne t’i bëjnë vajzave ne kete vend…ja si i rrisin me trauma, me komplekse, paragjykime, percmim per veten. Ja se si i dhunojne psikologjikisht dhe shpirterisht, si i bejne te ndihen ne faj per gjerat qe bejne, edhe pse ato jane gjerat me normale ne bote. E bejne kete sepse është e vetmja menyre per t’i mbajtur te nenshtruara! Nese e meson dhe rrit nje vajze me idene qe seksi eshte turp, se seksi me me shume se nje mashkull eshte turp, se kush nuk martohet me ate mashkull me te cilin ka humbur virgjerine, ajo eshte femer pa moral, ajo eshte kurve, atehere eshte krijuar territori i duhur per te patur prane vetes nje skllave, nje grua te nenshtruar te ciles t’i mund tja permendesh “moralin” dhe “kurverine” sa here te vish tap ne shtepi, apo te kesh lene leket ne lloto, duke e bere te ndihet sikur i ke bere nder pse e ke “marr per nuse”.
Kjo vajze ne vend t’i gezohet eksperiences se pare seksuale, me nje djale qe e do, vuan ate qe mendon se mund te ndodhe me pas. Vuan gjykimet e nje shoqerie me mendesi prapanike qe vajzat vazhdon ti gjykoje nga dy milimetra cipe, ne vend t’i shohe, vleresoje, e dashuroje per gjithe cfare kane brenda vetes.
Kjo eshte e turpshme dhe e dhimbshme!”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *