Nuk ka asnjë shkollë të mbyllur nga Covid, Manastirliu: Më dridhet mishi kur…

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Ogerta Manastirliu kërkon nga politikanët e opozitës që të flasin me pozitivitet kur ngrenë shqetësimet e tyre lidhur me situatën pandemike në Shqipëri.

Nga studio e OPEN në Top Channel, ministrja tha se i dridhet mishi kur dëgjon politikanët të artikulojnë fjalën katastrofë.

“Më dridhet mishi kur një politikan artikulon fjalën katastrofë. Nëse është shqetësim duhet pozitivitet. Nuk mund të dalësh të thuash se Shqipëria ka vdekshmërinë dhe infektimet më të larta. Nuk mund të thuash kështu. “, tha Manastirliu.

Ministrja foli edhe për testimet tek privati. “Që prej hapjes atje, me vendim të Komitetit të ekspertëve jo qeverisë, rritja erdhi si nevojë e dokumentacionit që kërkonin qytetarit. Në kurbën ditore raportohen nga privatët rastet pozitive dhe të dyshurat gjithashtu, janë të detyruar t’i raportojnë“, tha ministrja.

“Nuk ka asnjë shkollë të mbyllur për shkak të koronavirusit”, tha ajo.

“Çdo rast infektimi është i rëndësishëm për ne , por primar e kemi dhe testimin për mësuesit e nxënësit sepse e rëndësishme është të mos ndërpritet procesi mësimor, dhe këtu nuk flas për mbyllje shkollash. Masat në shkolla po vijojnë të zbatohen , por duhet angazhim nga të gjithë”, tha ministrja më tej.

Top Channel

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *