“Nuk ka trajtim efikas pa përfshirë Ballkanin”, 21 mjekë shqiptarë në Europë i shkruajnë BE-së për vaksinat

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Federata e Mjekeve Shqiptarë në Evropë i ka dërguar një letër presidentes se Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe Ambasadorit Soreca, ku kërkon që Bashkimi Evropian të sigurojë një sasi vaksinash edhe për Shqipërinë.

Për këtë çështje mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta- Dollenberg u shpreh në Euronews Albania se kjo letër është një apel ndaj Bashkimit Europian për politikën që po ndjek për procesin e vaksinimit.

“Kjo letër është faktikisht një apel ndaj politikës që po bën Bashkimi Europian, që vendet e pasura janë në rend të parë dhe vendet me të ardhura më të ulëta siç është Shqipëria, të jenë pothuajse në vendet e fundit. Kjo politikë në fillim u propagandua komplet ndryshe, pra u premtua që vaksina do të ishte për të gjithë, pa kufij gjeografikë, për sa i përket Evropës”, u shpreh ajo.

Mjekja theksoi se “ato premtime që BE dha në fillim të pandemisë duhet edhe që t’i mbajë”.

Në lidhje me mutacionet e reja të koronavirusit zonja Meta-Dollenberg nënvizoi se kjo ishte diçka e pritshme.

“Vaksina është vërtetuar që është efikase për të gjithë variacionet gjenetike që mund të shfaqë COVID-19. Ky mutacion i ri është një rezultat natyral i procesit të pandemisë. Për mjekësinë evropiane nuk është një sfidë, por diçka e pritshme”, tha ajo.

Ajo sqaroi se personat që e kanë kaluar COVID-19 janë të rrezikuar nga mutacionet, por favori i tyre është e kalojnë virusin në mënyrë asimptomatike.

“Janë të rrezikuara nga variantet e COVID-19 sikundër edhe të tjerët. Favori i personave që e kanë kaluar atë, është që ata kanë një imunitet natyral dhe priren që ta kalojnë COVID në mënyrë asimptomatike”, përfundoi mjekja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *