“Nuk kishte pikën e idesë se kush isha”, Ronela Hajati filmon djalin që e ftoi për kafe (VIDEO)

Showbiz

Mund të jesh personazh publik dhe shumë i njohur, por sigurisht ka shumë persona që mund të mos të të njohin se kush je.

 

E kështu i ka ndodhur edhe këngëtares së njohur Ronela Hajati. Këtë të fundit e ka ndaluar në rrugë një djalë i cili e ka ftuar për kafe. Djali nuk ia kishte aspak idenë se kush ishte personi që kishte përballë.

Për këtë arsye Ronela vendosi që ta regjistronte këtë moment dhe ta publikonte në “Instagram”-in e saj, me mbishkrimin: “E kishte emrin Xhulio, mendoi që isha “cute” dhe donte të më ftonte në kafe. Hajde të të bëj një video i thash. Nuk kishte pikën e idesë se kush isha, ose ma ka hedhur”.

Ndërkohë në video Ronela thotë se, “ky djali e kishte ndaluar në rrugë”, ndërsa i kërkon atij të flasë. Por ky i fundit i kapur nga emocionet e ka më të vështirë që të shprehet para telefonit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *