Nuk ndodhte prej më shumë se 1 shekull/ Trump: Nuk do të marr pjesë në inaugurimin e Biden-it

Botë Kryesore Rrotull Slider kryesore

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të premten se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij, Presidentit të zgjedhur demokrat Joe Biden, më 20 janar.

Ai i bëri komentet disa orë pasi premtoi për një tranzicion paqësor të pushtetit. Një burim që kishte dijeni për zhvillimet tha se në Shtëpinë e Bardhë ka patur diskutime për çështjen që zoti Trump të largohet nga Uashingtoni më 19 janar, një ditë përpara inaugurimit.

Ai pritet të shkojë në vendpushimin e tij në Florida, tha një burim.

Presidenti Trump shkroi në Twitter: “Për të gjithë ata që kanë kërkuar të dinë, unë nuk do të marr pjesë në inaugurim më 20 Janar.”

Vendimi i Presidentit Trump shënon një shkëputje nga tradita amerikane, sipas të cilës presidenti që largohet merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri. Nderkohe qe hera e fundit ku nje president nuk ka qene ne inagurim mesohet se ka qene me shume 150 vite me pare. Keshtu Trump do te jete ne histori edhe si presidenti qe refuzoi te ishte ne ceremonine solemne.

Trumpi është duke u përballur me thirrjet për një gjykim të dytë, për largim të menjëhershëm nga zyra, pas protestave të dhunshme të mbështetësve të tij, të cilët sulmuan Kongresin më 6 janar.

Nga këto ngjarje, pesë persona kanë vdekur, thanë autoritetet amerikane.

Më 6 janar, Kongresi ishte duke mbajtur një mbledhje të përbashkët për të certifikuar fitoren e Bidenit në zgjedhje, kur protestuesit u futën në ndërtesë.

Pas disa orësh pauzë, Kongresi iu kthye punimeve dhe certifikoi fitoren e Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, të vitit 2020.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *