Nuk po shpëton PD-ja Teatrin, por Teatri, PD-në

Kryesore Opinion shtojca

 

 

Nga Mero Baze

 

Nga gjithë paralajmërimet e opozitës për protesta në shtator, më i besueshëm duket aksioni për Teatrin. Pasi qeveria të shqyrtojë dekretin e presidentit dhe ta hedhë poshtë atë, opozita ka llogaritur nisjen e betejës për Teatrin, si aksion kryesor opozitar.Shumë nga kritikët e opozitës, biles ata brenda saj, ngrejnë pikëpyetje për dispropocionin që ka pesha e një aksioni për Teatrin nga aksionet e tjera opozitare të lëna gjysëm, apo nevoja urgjente për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet brenda PD të lëna gjysëm.Po përse opozita zyrtare është kaq e fiksuar pas kauzës së Teatrit, edhe pse tashmë ka humbur dhe mbështetjen e aktorëve?Arsyeja e parë dhe e fundit duket se ka të bëjë me ilustrimin e idesë së protestës. Protesta për Teatrin është e vetmja gjë që e kanë të qartë të gjithë si bëhet. Ajo ka një territor konkret, ka një objekt konkret dhe është arsye e mire për t’u mbledhur, pa qenë nevoja të jenë dhe shumë.Në mungesë të ideve opozitare dhe forcimit të opozitës, ide të tilla të thjeshta dhe konkrete kanë dominuar gjithnjë axhendën e kësaj opozite.Po kaq e arsyetuar ka qenë përshembull dhe protesta për këndin e lojrave, pasi edhe ajo, merrte jetë se ishte objekt konkret, i prekshëm, i dhunueshëm dhe i rrethueshëm. E rrethonin dhe numëronin makinat që ndërtonin këndin e lojërave.Po kaq konkrete u duket dhe ideja që të rrethojnë Teatrin. Është konkrete, e prekshme dhe e kuptueshme nga të gjithë. Është pak a shumë si çadra, një vend ku shkohet çdo ditë për protestë.Teatri në këtë rast është një çadër natyrore.Ndaj mos u përpiqni të gjeni arsye, çfarë e lidh PD-në me Teatrin. Nuk është PD që po shpëton Teatrin. Është Teatri që në këtë rast po shpëton PD-në, nga kriza e ideve për të bërë opozitë dhe premtimi për t’u bërë të fortë çdo shtator pas pushimeve.Ndaj merreni lehtë. Pasi të hidhet poshtë dekreti i presidentit, lereni opozitën tek Teatri dhe vazhdoni punën.Ndoshta e kuptojnë duke ndenjur aty se Teatri nuk i rikthen në pushtet, por së paku i kthen në opozitë. Nuk është pak, nga asgjëja.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *