Type to search

Ekonomi Kryesore Politikë

Nuk ulet tatimi për pagat e ulëta, mazhoranca rrëzon propozimin e Braçes

Ndaje

 

Mazhoranca ka rrëzuar propozimin e kreut të komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe për të hequr tatimin për pagat deri në 40 mijë lek të vjetra. Braçe kishte propozuar që fasha e pagave të pa tatueshme të rritej nga 30 në 40 mijë lek, por ky propozim u kundërshtua nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

“Është rast i mirë për t’iu rikthyer historisë së kësaj mazhorance me gjithë ngarkesën fiskale, pra taksën progresive dhe taksën e sheshtë. Janë 123 milionë dollarë që shkon ë në xhepat e shqiptarëve. 97 për qind të punësuarve kanë ulje taksash.  Numri i të punësuarve brenda kësaj fashe pra nga 0 deri në 30 mijë lek është 55 për qind e numrit total. Fasha nga 30 deri në 40 mijë është e taksuar 1.8 për qind. Unë do propozoja që ta rrëzonim amendamentin”, tha Ahmetaj.

Pjesë e këtij debati që ka nisur që në Komisionin e Ekonomisë u bë edhe kryeministri, Edi Rama i cili kërkoi nga Braçe që të mos dalë nga konteksti në të cilin jeton sot Shqipëria.

“Për sa kohë ka shumë kohë që bëhet ky debat dhe unë kam mundur ta ndjek nga afër këtë diskutim. Është mirë që të mos dalim nga konteksti në të cilin jetojmë. Kemi pas një periudhë shumë të vështirë vendosje rregulli në llogaritë e shtetit. Ajo që është shumë e rëndësishme të mos harrohet se sidoqoftë, pavarësisht se u futëm në atë lloj cikli ne i qëndruam qysh në buxhetin e parë për të kaluar nga taksa e sheshtë që ishte një grabitje e mirëfilltë e atyre që fitonin më pak dhe sot është mirë që ta rikujtojmë që ne jemi shumica që kemi taksuar më fortë ata që fitojnë më shumë. Prandaj unë kam qëndruar në pozicionin as andej as këtej. As të zbresim në 15 mijë lekë dhe as me idenë që të fillojmë të zero mbi 30 mijë lekëshin. Është mirë të mos harrojmë që sot jemi duke kaluar një më një të një buxheti dhe pakete fiskale që ka shumë lajme të mira. Këtu nuk jemi të ndarë në disa që e kanë zemrën më në të majtë dhe disa më në qendër të kraharorit. Me gjithë respektin për jelekët e verdhë unë besoj që jemi në rrugën e duhur”, tha Rama.

Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *