Në një ekip futbolli lojtarit më të mirë i është dhënë numri 10, duke nënkuptuar më të mirin. Një rregull ky i pa shkruar, por që numri 10 ishte simboli i lojtarit më të mirë të ekipit.
Por kohët edhe pse kanë ndryshuar, sërisht sytë janë te numri 10 i ekipit, i cili është edhe shpresa e çdo tifozi.
Numri 10 mbahet zakonisht nga lojtari më i mirë i skuadrës, përjashto rastet e rralla kur fanela me këtë numër vishet nga Thiago Motta, siç ndodhi përpara disa vitesh në kombëtaren e Italisë.
Futbollistët më të famshëm që kanë luajtur me dhjetën janë Maradona, Pelé, Zidane, Baggio, Rivaldo, Ronaldinho, Platini, Bergkamp, Matthaus…
Në Botërorin e këtij viti, legjenda e këtij numri do të zmadhohet, pasi do ta mbajnë yje si Leo Messi.
Më poshtë po ju prezantojmë me numrat 10 që pritet të shkëlqejnë në “Rusi 2018”.
Lista me numrat 10 në fanellë
Lionel Messi-Argjentinë
Neymar – Brazil
Christian Eriksen – Danimarkë
Eden Hazard – Belgjikë
Mohamed Salah-Egjipt
Luka Modriç – Kroaci
Kylian Mbappe – Francë
Thiago Alcantara – Spanjë
Joao Mario – Portugali
James Rodriguez – Kolumbi
Mesut Ozil – Gjermani
Raheem Sterling – Angli
Sadio Mane – Senegal