Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka ironizuar vendimin e qeverisë Rama për bërjen të detyrueshme të maskës edhe në ambjentet e jashtme.
Në një postim në facebook, Ndoka shkruan se Rama në ditën botërore për shëndetin mendor dha urdhër opër mnbajtjen maskës edhe në natyrë.
“O KM, sot është dita botërore për shëndetin mendor! Sot e gjete të japësh “urdhër” për mbajtjen e maskës edhe në natyrë! Sot duhet të jepje një shenjë sherimi, por ti qenke rende fare.”
Nga e enjtja, 15 tetor 2020, maska do të jetë e detyrueshme për të gjithë nga kryeministri tek qytetari më i largët në çdo moment jashtë shtëpisë, në rrugë, park, trotuar, shesh.
Policia e shtetit në bashkëpunim me policinë bashkiake do të vëzhgojë implementimin e këtij rregulli. Nuk do të ketë asnjë tolerim.