OBSH: Europa qendra e pandemisë. Në Itali 250 të vdekur në një ditë nga koronavirusi

Botë Kryesore Rrotull Slider kryesore

 

Mbi 5 mijë të vdekur në botë nga koronavirusi. Ndërsa Kina po ka shifra në rënie, Europa është kthyer në epiqendra e kësaj sëmundje të këtij shekulli. Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se tashmë Europa është bërë epiqendra e re e pandemisë COVID-19. “Tani më shumë raste raportohen në Evropë. Ccdo ditë raportohen më shumë sesa në Kinë në kulmin e epidemisë së saj,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom në një konferencë për shtyp në selinë e organizatës në Gjenevë. Zyrtarët e OBSH-së shpallën COVID-19 një pandemi globale të Mërkurën pasi virusi u përhap me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Italia aktualisht ka shumicën e rasteve jashtë Kinës me të paktën 15 113 infeksione, e ndjekur nga Spanja në 4,334, Gjermania në 3,156 dhe Franca në 2,882. Zvicra aktualisht ka 1.125 raste, e ndjekur nga Suedia në 809, Hollanda në 804 dhe Danimarka në 788. Shtetet e Bashkuara kanë të paktën 1.701 raste. Adhanom tha se vendet duhet të ndërmarrin një qasje gjithëpërfshirëse për të luftuar pandeminë. OBSH rekomandon që të gjithë personat që ndihen keq të qëndrojnë në banesë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. Distancimi shoqëror sipas OBSH është frenimi më i mirë për përhapjen e koronavirusit.

Në Itali u regjistrua numri i lartë i të vdekurve brenda një ditë në 250. Gadishulli rrezikon të ketë shifra më të larta, ku mediat italiane paralajmërojnë një bum të madh shifrash të të prekurisht në pjesën e Qendrës së Jugut. Numri total i viktimave është 1266 dhe 15.113 të prekur.

Danimarka mori vendimin për të mbyllur kufijtë. Lajmin e bëri të ditur kryeministri, Mette Frederiksen, i cili tha se kufiri do të qëndrojë i bllokuar deri në 13 prill. Sipas kryeministrit, kushdo që nuk është shtetas danez nuk do të jetë në gjendje te hyjë në Danimarkë, përveçse nëse është një emergjencë e jashtëzakonshme ose e lidhur me një kapacitet zyrtar pune.  Kjo masë përjashton mallrat, vecanërisht produktet ushqimore, të cilat do të jenë ende në gjendje të hyjnë në Danimarkë. Ushtria Daneze do të angazhohet për ruajtjen e kufirit të Danimarkës.

Edhe në Francë ka masa ekstreme me mbyllje  ccerdhesh, shkollash, universitetesh. Qeveria  franceze nuk ka saktësuar se për sa kohë do të qëndrojnë të mbyllura, por ministri i Arsimit tha “ne po flasim për javë dhe jo ditë, ndoshta dhe muaj”. Numri i të vdekurve në Francë është 79 dhe 3661 të prekur dhe ndërsa ka 150 pacientë në kushte kritike për jetën. Ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar njerëzve në moshën 70 vjecc të mos dalin nga shtëpia. Ndërsa akoma nuk ka marrë vendim për të shtyrë zgjedhjet lokale të parashikuar në Francë të dielën me 15 dhe 22 mars.

Edhe Polonia ka mbyllur kufijtë e saj dhe udhëtimet me linjat ajrore dhe hekurudhore. Kryeministri i Polonisë Mateusz Moraëiecki njoftoi për një mori masash të reja për të luftuar përhapjen e koronavirusit, përfshirë ndalimin e të huajve që hyjnë në vend dhe një pezullim të lidhjeve ndërkombëtare ajrore dhe hekurudhore. Moraëiecki tha që ndërsa numri i rasteve të konfirmuara të virusit në Poloni është 68, mbetet relativisht i ulët, e se vendi duhej të vepronte shpejt për të parandaluar përsëritjen e përshpejtimit të virusit të parë në vendet e tjera të Evropës.

Gjermania sipas Financiale Times,  ka porositur 10,000 ventilatorë shtesë për të përgatitur sistemin e saj shëndetësor për një rritje të pacientëve të infektuar me Covid-19, u zbulua të Premten. Gjermania ka 28 mijë raste emergjente që i duhen për të jepen pajiset e frymëmarrjes.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *