OFL iu çon kërkesën 2 ‘të fortëve’ në Elbasan: Deklaroni pasurinë për 48 orë!

Kronike Lajme

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar kërkesë për të deklaruar pasurinë dy personave në Elbasan, të dënuar më parë për trafik narkotikësh në Angli.

Bëhet fjalë për shtetasit Kreshnik Mujën dhe shtetasin E.SH., të dy nga Elbasani dhe të dy ish-të dënuar. Këta persona kanë 48 orë kohë të dorëzojnë formularin

Dy banues në Elbasan kanë detyrimin për të vërtetuar pasurinë e tyre.

Dy shtetasit e identifikuar me inicialet Emilian Petrit Shega dhe – Klaus (Kledjan) Zija Matishi (Çopja), figurojnë të dënuar për trafik droge në Angli.

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurise.

Emiljan Shega u dënua në 2010 nga gjykata “Kingston Crown Court” si pjesë e një grupi që merrej me trafik kokaine dhe pastrim parash në vlerën e 10 milionë paundeve.

Edhe Copja ishte denuar me 17 vite burg nga kjo gjykate per trafik droge.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme.

NJOFTIMI I OFL 

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– K. M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

– E. SH, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *