OFL kërkoi deklarimin e pasurisë, reagojnë avokati i Lul Berishës dhe e motra: Shteti vetë i ka të sekuestruara

Kronike Lajme

Pak pasi OFL, përmes agjentes së saj komunikoi në një prononcim për mediat se i ka dërguar Lulzim Berishës formularin për deklarimin e pasurisë, duke i lënë si afat 48 orë, reagon motra e tij Luljeta Berisha.

Në një prononcim për gazetaren Klodiana Haxhiaj për News24, Luljeta Berisha shprehet se pasuritë e të vëllait të saj janë të sekuestruara nga shteti.

“Burgun e perjetshëm e ka hequr Gjykata e Lartë. Pasurite e tij janë të sekuestruara dhe të kaluara në emër të shtetit me vendim të gjykatës se Krimeve të Rënda.

Ndërsa unë kam vendimin e Gjykatës së Lartë që më janë kthyer ato prona në emer tim dhe kam dhe pafajsi po nga ajo gjykatë për sa i përket akuzës për pastrim parash.” deklaron motra e Lul Berishes.

 

Avokat Detar Hysi u shpreh se klienti i tij, Lulzim Berisha nuk ka asnjë pronë në emër të tij, pasi janë sekuestruar dhe janë vënë në pronësi të shtetit.

“Prej ditës që ka dalë nga burgu, Lulzim Berisha ka në posedim të tij, një bar kafe me qera, të pajisur me numër NIPT-i dhe kryen rregullisht pagesat e taksave, si edhe një autobot që shpërndan naftën për anijet, gjithashtu konform ligjit.” u shpreh Hysi për ‘BalkanWeb‘ ndërsa theksoi se prej ditës që ka fituar lirinë me kusht, Lulzim Berisha mban kontakte të rregullta me shërbimin e provës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *