OFL, zbardhen emrat e ‘të fortëve’ që iu sekuestrua pasuria në Shkodër

Kronike Lajme

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) ka vijuar me sekuestrimet e aseteve të personave të dyshuar si kontingjent kriminal edhe në qytetin e Shkodrës.

Sipas burimeve personave që u janë sekuestruar pasuritë janë: Aldo Manishta; Ardian Doçi; Artan Doçi; Gentian Finiqi dhe Martin Bleta.

Martin Bleta është një nga personat e akuzuar si një nga organizatorët e rrëmbimit të Jak Prengës, më 17 janar në Kamzë.
Ndërkohë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit të disa pasurive të paluajtshme në zonën e Shkodrës, në pronësi të disa elementëve të dyshuar kriminalë.

Njoftimi i policisë:

‘Një vazhdim të aksionit të nisur ditën e djeshme nga Operacioni Forca e Ligjit, lidhur me ngjarjen e datës 17.01.2020, sot, më datë 04.02.2020, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për subjektet e mëposhtme:

  1. Shtetasit A. M., me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
  • Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.
  1. Shtetasit M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:
  • Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër;
  • Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;
  • Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.
  1. Shtetasit A. D., me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
  • Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër;
  • 3 automjete
  • 1 motor.
  1. Shtetasit G. F. me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
  • Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;
  • Një automjet;
  1. Shtetasit A. D. me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
  • Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.
  1. Shtetasit M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:
  • Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;
  • Një automjet
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *