“Oi, oi, me dele në mal”, Xhani: Më shkatërruan Duka dhe doktori i madhërishëm

Sport Vendi

Mjafton të lexosh një pjesë të shënimeve të Albert Xhanit, për të kuptuar se ai jo vetëm që nuk e pranon falimentin, por është i bindur se e shkatërruan faktorë të jashtëm.

 

“Perandorinë e kuqe”, siç i pëlqen atij ta quajë klubin “Partizani”, beson se e ka sulmuar federata në koordinim me qeverinë “Berisha” të asaj kohe. Në ditarin e tij ish-presidenti i klubit Partizani e cilëson presidentin aktual të Besës, Nexhatin, si një bëzhdilë në oborrin e madh të FSHF-së ku çahen dru çdo ditë. Ndërkohë, ish-kryeministrin Berisha nuk e përmend me emër, por e cilëson atë si doktorin e madhërishëm, që sipas Xhanit së bashku me FSHFnë e sulmuan aq shumë, saqë e shkatërruan plotësisht. Shënimet e datës 11 janar 2014 mbyllen me tone gatigati vajtuese, kur ish-kreu i klubit të kuq zbulon se i është dashur të shkojë çoban me dele ose të marrë rrugët e kurbetit për t’u rimëkëmbur. “Oi, oi, moj e mjera Shqipëri”, thotë Xhani…

PanoramaSport

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *