Opozita do protestojë sërish ‘me natë’ dhe bllokim rrugësh, Basha: Zgjedhjet pa ne janë farsë

Kryesore Lajme Politikë

Opozita e bashkuar do të protestojë sërish ‘me natë’. Sipas Report TV protesta e radhës e opozitës do të mbahet më 11 maj në orën 18:30. Vendimi është marrë në mbledhjen që kryedemokratit Basha që është zhvilluar prej më shumë se 60 minutash me kolegjin e kryetarëve në selinë blu. Në këtë mbledhje është vendosur përshkallëzimi i aksionit opozitar, që do të thotë përveç protestave kombëtare, nga kjo e enjte do të ketë edhe në rrethe. Si pjese e pershkallezimit te qendrimeve opozita do te bllokoje akset kryesore te rrugeve kombetare.

Kryedemokrati Basha i ka qëndruar deklaratave të tij, se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën.

Zgjedhjet pa opozitën janë farsë. Ne nuk do të lejojmë më që krimi të diktojë zgjedhje në Shqipëri. Zgjedhjet do të mbahen pasi të ndëshkohen hajdutët e votave të 2017. Me Edi Ramën dhe me Dakon e Gjiknurin në krah të tij nuk mund të ketë zgjedhje të lira as sot, as mot. Prandaj largimi i tij i hap rrugë zgjidhjes politike që kemi kërkuar ne, opozita e bashkuar dhe legjitime e Shqipërisë, për të hapur dialogun me qeverinë e re tranzitore për masat që duhen marrë për të krijuar kushtet për zgjedhjet. Vetëm zgjedhjet e lira do t’i kthejnë legjitimitetin institucioneve, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese nuk ekziston prej një viti e gjysmë, Gjykata e Lartë nuk funksionon, Prokuroria e Përgjithshme është e paligjshme dhe kur Parlamenti ilegjitim është kthyer në vegël te krimit dhe oligarkisë, që po grabisin dhe shkatërrojnë vendin duke mbjellë mjerim dhe pasiguri kudo”, tha Basha.

Pas takimit me Kolegjin e Kryetarëve dhe vendosjes së datës së protestës së radhës, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë e PD-së kryetarët e bashkive të djathta për vijimin e aksionit opozitar. Kujtojmë se opozita e bashkuar deri tani ka zhvilluar 9 protesta, 3 prej tyre kombëtare dhe 6 të tjera më të vogla. Lulzim Basha është shprehur se nuk do të ketë dialog më kryeministrin Edi Rama nëse nuk do të ketë qeveri tranzitore e cila sipas tij do të mundësojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *