Opozita e merr pushim, Paloka: Vendimet e rëndësishme do i marrim në shtator

Politikë

Opozita ka hequr dorë përkohësisht nga beteja e fortë politike. Të paktën sa të kalojnë pushimet e verës. Ish-kryetari i grupit parlamentar demokrat, aktualisht nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet se vendimet e rëndësishme të opozitës do të merren në shtator. Ndërkohë që ai thekson se mungesa e opozitës në komisionet parlamentare dhe në sallën e seancave plenare nuk është bojkot. “Nuk bëhet fjalë për bojkot, nuk kemi marrë vendim për bojkot, është reagim ndaj asaj që ndodhi me procedurën në parlament. Reagimi politik, jo vetëm për ligjin e fundit për teatrin, por për gjithçka po ndodh në këtë vend do jetë shumë më i fortë dhe absolutisht deri në Shtator ne do marrim vendime qe do ta ndryshojnë realitetin politik në Shqipëri”, tha Edi Paloka, nënkryetar i PD-së. Lulzim Basha foli për zhbërje të kuvendit duke mos përjashtuar edhe një ndër masat më ekstreme të aksionit opozitar, atë të djegies së mandateve të deputetëve. Por sipas Palokës “Djegia e mandateve është opsioni më i lehtë…”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *