Opozita e re, Rudina Hajdari jo më kryetare e grupit parlamentar. Ja kush e merr

Kryesore Lajme Politikë Sociale

Deputetja Rudina Hajdari nuk do të jetë më kryetarja e grupit parlamentar “Demokrat”. Ky mësohet se ka qenë vendimi i grupit parlamentar të opozitës, në përbërje të së cilës janë deputetët e dalë nga lista e Partisë Demokratike. Gjithashtu mësohet se ka qenë vetë grupi parlamentar që ka njoftuar këtë ndryshim, duke caktuar si kryetar të ri, deputetin Korab Lita. Arsyeja e këtij ndryshimi lidhet edhe me faktin e mirëorganizimit të këtij grupi. “Grupi Parlamentar Demokrat në mbledhjen e tij të fundit, në funksion të organizimit të brendshëm bëri ndryshim në drejtimin e grupit. Personalisht, dua t’ju dërgoj një falënderim kolegëve të mi të Grupit Parlamentar për vlerësimin dhe besimin që më dhanë për të drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat. Detyra që më është besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat unë e shoh si një përgjegjësi e aspak privilegj sidomos në këtë situate politike e institucionale ku ndodhet vendi ynë. Nëpërmjet jush dua të siguroj kolegët, dhe të gjithë qytetaret Shqiptare, që të gjithë bashke do të jemi në lartësinë e duhur për të justifikuar besimin e dhënë”, shprehet deputeti Lita nëpërmjet një postimi në Facebook.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *