Opozita mblidhet në Vlorë, Idrizi në krah të Bashës, sposton Mediun dhe largon Dulen

Kryesore Politikë

 

 

 

Ndërsa Kuvendi po diskuton ndryshimet në ligjin “Për Teatrin”, opozita ka zgjedhur që për të katërtën javë radhazi ta bojkotojë atë dhe të mbledhë “kuvendin” e saj në qytetin e Vlorës. Por përveç mesazheve që opozita po përcjellë nga ky takim, ajo që bie në sy është prania për herë të parë në tryezën e opozitës e kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Ndonëse PDIU faktikisht nuk ka asnjë deputetë në Kuvend, pasi 3 përfaqësuesit e saj nuk pranuan që të kalojnë në opozitë, Idrizi në tryezën e sotme ka zënë vend në krah të Bashës, duke spostuar kështu një nga aleatët më besnik të demokratëve, Fatmir Mediun. Gjatë kësaj tryeze ka munguar një tjetër aleat i demokratëve, vangjel Dule, i cili ka lënë të kuptohet se nuk mund të qëndrojë në të njëjtën tryezë me kreun e PDIU.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *