Kryeminstri Edi Rama i është përgjigjur Sali Berishës, pas postimeve të bëra herë pas here në Facebook.
Së fundmi opozita ka reaguar ashpër ndaj rikonfirmimit në detyrë të gjyqtarit Ardian Dvorani pas kalimit në “sitën” e vetingut.
“Vetingu si ilaç gjarpërinjsh dhe opozita me libër shtëpie kundër Vetingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes! Në vend të Letrave Anonime janë shpifjet dixhitale të SaliutNë vend të Këndit të Fletërrufeve janë recituesit e Lulit. Në vend të kryetarit është vetë Luli”, ka shkruar Rama në një postim në Twitter.