Opozita protestë të enjten para Kryeministrisë, e paralajmëron Këlliçi i FRPD

Kryesore Lajme Politikë

Sezoni i ri i protestave të opozitës duket se do të hapet nga të rinjtë. Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka thirrur një protestë të enjten në orën 12:30 para Kryeministrisë.

Protesta do të realizohet të enjten në orën 12:30 para Kryeministrisë dhe ajo është paralajmëruar nga kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, i cili me në të një videoje të postuar në rrjetet sociale fton pjesëmarrjen e sa më shumë të rinjve.

Një ditë më parë Basha tha se rotacioni politik i pashmangshëm, por duhet të vijë pa kosto për qytetarët.

Lulzim Basha: Nuk ka forcë mbi këtë dhe që do të ndalë rrotacionin. Edi Rama i ka bërë hesapet gabim, ja kam thënë para një muaji dhe po ja përsëris, nuk ka forcë mbi tokë ta ndalë rrotacionin. Unë mbetem i përkushtuar që procesin ta përfundoj me mjete politike, për hir të vendit, stabilitetit, këtyre familjarëve dhe fëmijëve të tyre duhet që kjo të vijë pa kosto për shqiptarët. Boll kanë paguar kosto, 30 vjet kosto rrotacion pas rrotacioni.

Lulzim Basha tha se opozita momentalisht është përqendruar tek instrumentat politik që diktohen edhe nga Bundestagu gjerman, ndërsa i bëri apel shqiptarëve që të jenë bashkë në rezistencën kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese dhe mbrojtjes së demokracisë.

 

Shihemi neser, perpara kryeministrise, ora 12:30 🇦🇱🇪🇺

Gepostet von Belind Këlliçi am Mittwoch, 19. Februar 2020

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *