Opozita s’do jetë sot në Parlament: Mblidhemi në Shkodër, mesazh qëndrese kundër krimit

Kryesore Lajme Politikë

Është zbardhur vendimi i takimit të PD me aleatët. Gazetarja Elda Menga raporton për “BalkanWeb” se opozita parlamentare nuk do marrë pjesë sot në Kuvend në nisje të sesionit të ri, pasi ka vendosur të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm në Shkodër në orën 17:00 si mesazh kundër krimit.

“Mbledhja ne Shkodër si mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. 3 muajt e fundit kane ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur 2 persona. Per krimet nuk ka asnje autor, sepse banda e Bajreve ka lidhje me Edi Ramen. Çlirimi i qeverisjes nga krimi prioriteti absolut i opozites ne sesionin e ri parlamentar”- thuhet nga PD.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *