Opozita tre orë protestë, policia mbron Kuvendin me gaz lotsjellës

Kryesore Lajme Politikë

Prej orës 17:00 deri në 20:00 opozita protestoi para Parlamentit me thirrjet: Rama ik!  Në fillimi pati djegie gomash para Parlamentit dhe protestuesit hodhën sende drejt protestuesve.

Situata u tensionua në momentin kur protestuesit tentuan të thyenin kordonin e parë të policisë për të hyrë në Kuvend. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe tymuese për të zbrapsur protestuesit.

Kryetari i PD-se Lulzim Basha, Monika Kryemadhi e LSI-se por dhe Idrizi i PDIU-se,  apo Fatmir Mediu i PR-se mbajten fjalën para protestuesve duke bërë thirrje largimin e qeverisë Rama, krijimin e qeverisë teknike që do përgatisë zgjedhje të lira. 

Disa herë u hodhën gaz lotsjellës, ndërsa Basha ne nje moment akuzoi Ramen se përdori sulmin kimik ndaj protesuesve.  Gjatë gjithë protestës forca te shumta policie mbajtën të rrethuar parlamentin, ku deputetë të maxhorancës votuan strukturën e KLP-se dhe KLGJ-së. 

Vete kryeministri nuk ndodhet në Tiranë, aktualisht ndodhet në Lushnje në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

Ora News përcolli live te gjithe protesten ne facebook dhe ne youtube 

Ora 20: 06 Basha: Mosbindja civile shtrihet nga jugu ne veri 

Basha nga selia PD: “Jeni ngritur për të mos u ulur më deri në fitoren totale të lirisë dhe demokracisë. Mos bindja civile do të shtrihet nga jugu në veri do të çlirojmë Shqipërinë nga kjo bandë.”

Ora 19:55  Mbyllet protesta

Basha jep mesazhin per mbylljen e protestes, nderkohe qe me pare protestuesit hodhen dhe flakadane. Ora News informon se janë dëmtuar disa makina policie. Kjo ka ndodhur pas përdorimit të gazit lotsjellës. 

Ora 19: 30  Basha: ka urdhëruar sulmin kimik 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se Rama ka urdhëruar sulmin kimik por kjo nuk i frikëson pasi po protestojnë për një kauzë të drejtë.

Opozita vijon protestën prej orës 17:00 të ditës së sotme.

Basha para protestuesve: “Rama ka urdhëruar sulmin kimik. Ne nuk frikësohemi sepse luftojmë për një kauzë të drejtë. Luftojmë për liri, demokraci, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përballë kemi një republikë të krimit e prej krimit të cilin do ta shembim nga themelet. Ky vend ka dy rrugë të pranojë skllavërinë e krimit dhe tiranës ose të ngrihet një zëri një trup. Kjo betejë do përfundojë me shporrjen e krimit.”

Ora 19:04  Protestuesit kthehen ne shesh ulen kembekryq

Protestuesit ulen kembekryq ne sheshin para parlamentit dhe therrasin: Rama ik!  Ne shesh ndodhen edhe kryetari i PD-se Lulzim Basha, demokrate si dhe Kryemadhi dhe te tjere drejtues te LSI-se.  


Ora 18: 47 Vijon te hedhe gaz lotsjelles, boshatiset sheshi

Policia vijon te hedhe gaz lotsjelles per te zbrapsur teresisht nga sheshi para parlamentit protestuesit.

Sheshi perpara parlamentit eshte boshatisur. Degjohet thirrja e policise me megafon distancohuni. “Policia do te zbatoje ligjin!” 

Ora 18:40 Hidhet serish gaz lotsjelles kete here per ti zbrapsur me tutje protestuesit. Nderkohe Fatmri Xhafa nga dera e parlamentit sheh se cfare po ndodh.

18:45 -Kryemadhi: Turp hedhja e gazit, do na keni këtu!

KryemadhiTurp më të madh nuk ka duke hedhur gaz lotsjellës mbi qytetarët e Tiranës. Hidhni gaz lotsjellës sa të doni, por jo kurrë nuk do të ndaloni dot urrejtjen që kanë krijuar qytetarët për qeverinë e Dakos, Avdylajve, etj,. Boll vazhduat me këtë mënyrë. Ne prapë do të vijmë këtu, por ju nuk do të ndaloni dot mallkimin e shqiptarëve. 

Basha këndon këngën: Eja mblidhuni këtu, këtu bashkë me ne….

Edi Rama, Sandër Lleshi dhe të gjithë ata që në mënyrë të paprovokuar urdhëruan goditjen me gaz të nënave dhe grave. 

Ora 18:37 Forca te shumta policise mbajne te rrethuar kuvendin, ndersa protestuesit jane zbrapsur disa metra larg per shkak te gazit që u hodh nga forcat e rendit për t’i zbrapsur. Kjo ndodhi ne momentin kur protestuesit iu afruan kordonit te pare te policise dhe tentuan ta thyejne. Nderkohe protestuesit godasin me sende te forta. 

Ora 18:34 Protestuesit godasin policine me sende 

Ora 18: 32 Në momentin kur protestuesit çanë kordonin e parë të policisë, u përdor gaz lotsjellës për t’i larguar. Më pas efektivët e RENEA-s që ndodheshin disa metra më tytje, si kordon i dytë, kaluan në kordon të parë.

18;27 Disa deputetë po tentojnë të hyjnë në Kuvend dhe policia nuk i ndalon. Policia eshte vendosur kordon, nderkohe qe disa metra me tutje ndodhet nje kordon i dyte policor qe ndodhet me skafandra.

Opozita proteston para Parlamentit hidhen kapsolla digjen goma: Rama ik!

Me thirrjet “Rama ik” mbështetës të opozitës ndodhen para parlamentit prej orës 17: 00 ndërsa maxhoranca mban seancën. 

Ka pasur momente kur protestuesit kane hedhur kapsolla dhe djegur goma. Kryetari i PD-se, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi por dhe deputetë mbajtën fjalën e tyre para protestuesve.

“O dorëzohu o rrëzohu! therrisnin protetuesit.  

Ora 17:50- “Edi Rama, ka maru, ka maru”-dëgjoni si këndojnë protestuesit

Gjatë protestës së opozitës përpara Parlamentit, protestuesit kënduan një këngë në kor “Edi Rama ka maru, ka maru”.(Kliko për video)

Ora 17: 45: Hidhen sende te forta drejt policise

Ora 17: 44 Protestuesit këndojnë: “Hajde të rrëzojmë Ramën e Kristaqit. Na u bë Shqipëria magazinë hashashi. Rama ik”. Ka momente kur protestuesit hedhin kapsolla drejt policise. Si dhe vijon te kete djegie gomash.

Ora 17: 26  Protestuesit djegin goma dhe ka tymuese. 

Protestuesit hedhin dhe kapsolla dhe therrasin “Rama ik!”

17:35 -Shpetim Idrizi mban fjalen:  Burrat dinë ta lënë pushtetin diktatorët rrëzohen nga pushteti. 

Forca te shumta policie me skanfander kane krijuar kordon para parlamentit. 

17:27- Mediu: Të shembim murin e ndërtuar nga Edi Rama

MediuNe sot jemi këtu si qytetar të lirë. Njerëz që besuan tek liria dhe duan të ndërtojnë ëndrrën evropiane, por për fatin e keq është ndërtuar një mur i madh nga Edi Rama. 

Janë të gjithë shqiptarët që po vuajnë dhunën, varfërinë e këtij pushteti. Është në dorën tonë ta shembim këtë mur të fëlliqur mes nesh. Zëri ynë duhet të dëgjohet në çdo skaj të Shqipërisë.

Ora 17: 15- Deputeti socialist, Paulin Sterka dhe ministri Blendi Klosi kane kaluar permes protestuesve

Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj është përplasur me protestuesit e opozitës. 

Ora 17: 13 Tension mes protestuesve dhe  policise. Hidhen dhe tymuese.

Ora 17:00  Lulzim Basha: Kjo është betejë që do të çlirojë vendin nga klika mafioze. Ky është një bashkim që do të çlirojë udhëtimin europian të Shqipërisë dhe do çlirojë Shqipërinë nga banda kriminale e Edi Ramës. Asnjë fasadë nuk pi më ujë. Kupa është mbushur. Edi Rama është shkaktari. Me Edi Ramën nuk do të ktë as zhvillim, as integrim por vetëm betejë të përditshme deri në largimin e klikës që ka zaptuar qeverisjen e vendit. Parlamenti i krimit ka marrë fund një herë e përgjithshmonë”

17:00- Protestuesit thirrje: “Rama ik”

Protestuesit e opozitës po hedhin kapsolla dhe tymuese përpara selisë së Parlamentit, duke tensionuar kështu situatën.

Me thirrjet “Rama ik”, qindra mijëra protestues opozitarë janë mbledhur përpara Parlamentit, ku pritet të nisë seanca plenare.

Deputetët socialistë kanë shfrytëzuar hyrjet anëse të ndërtesës së Parlamentit për të hyrë brenda saj.  

Nga ana tjetër, forcat e rendit janë bërë “gardh” përpara protestuesve.

Basha para protestuesve: 

“Edhe sot e bënë aktin tinzar dhe të paligjshëm. Nuk është më Kuvendi i Shqipërisë por i krimit dhe hajdutëve. A ta që kalojnë ligje antikushtetuese për të vjedhur miliona nga populli. Pushteti i vërtetë i takon popullit. Ne të gjithë bashkë kishim njoftuar protestën tonë të radhës. Në mënyrë ilegale ndryshuan mbajtjen e parlamentit sepse menduan se do i shpëtojnë zemërimit të njerëzve. Kurrë më parë nuk është mbledhur kaq shumë njerëz brenda pak orësh”.

Ora 16: 56 -Basha del nga selia: Rama është kapur si miu në qark

Krye i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se shkurt para selisë së PD-së, se kryeministri është kapur në qark nga populli.

BashaRama është kapur si miu në qark nga populli. 

Berisha: Kujdes se po rrëzoheni (u drejtohet gazetarëve) se nuk e kemi me ju e kemi me qeverinë.

Deklaratat e tyre u bënë pas daljes nga selia e PD-së, duke u drejtuar përpara ndërtesës së Parlamentit ku ndodhen protestuesit opozitar.

Ndërsa seanca plenare pritet të mblidhet në orën 17 për seancë plenare, para Kuvendit ka nisur mbledhja e protestuesve të opozitës.

Para institucionit të Kuvendit është vendosur kordoni policor.

Protesta surprizë e opozitës erdhi pas njoftimit nga mazhoranca për mbajtjen sot të seancës plenare që zëvendëson atë të ditës së enjte të javës që lamë pas.

Sot pasdite Kuvendi do të shqyrtojë dy vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me strukturën e dy institucioneve të drejtësisë së re KLGJ dhe KLP.

/Ora News.tv/


Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *