Ora legale apo diellore, përgatituni për të mos pasur më ndërrim ore në tetor dhe mars

Të tjera Teknologji

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker  paralajameroi se shumë shpejt mund të merret një vendim për heqjen e rregullimit për ndërrimin e orës. Juncker tha për televizionin gjerman Zdf, se Komisioni Europian do ti bindet vullnetit të qytetareve dhe do të propozojë që të mos ketë më ore dimerore apo orë veriore.

“Njerëzit duan që ne ta bëjmë këtë dhe këtë e tregoi edhe sondazhi online që ne bëmë. Që këtë të premte Komisioni do të marrë vendimin përkatës. Pastaj e kanë radhën shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian, e në fund nuk do të kemi më ndërrimin e orës në kohën e dimrit dhe të verës.

Në sondazh morën pjesë  mbi 4,6 milionë e qytetarëve të BE, edhe pse një pjesë e madhe e tyre rezultuan të ishin gjermane. Shumica e votuesve online u shprehen kundër ndërrimit të orës që aktualisht është në fuqi si rregull.

 

Qëllimi i ndërrimit të orës që është në fuqi në vendet anëtare të BE-së por edhe vende të tjera të botës ka qenë shfrytëzimi më i mirë i dritës së ditës për të kursyer energji.

Ndersa ende nuk dihet nese Shqiperia do t’i bashkohet kesaj nisme apo jo.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *