Organizata Botërore e Shëndetit shpall emergjencë globale për koronavirusin

Kryesore Shëndeti Slider kryesore Të tjera

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencë globale për përhapjen e shpejtë të koronavirusit.

Shefi i organizatës Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë, por ajo që po ndodh në vendet e tjera të botës.

Një ndër shqetëso,et kryesore është përhapja në shtetet që kanë një sistem më të dobët shëndetësor.

Sipas raporteve të publikuara nga kjo organizatë janë regjistruar 98 raste të të infektuarve me këtë virus në 18 shtete të ndryshme.

Por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë viktimë.

Dr Ghebreyesus, gjatë një konference të mbajtur në Gjenevë u shpreh se një virus i tillë vdekjeprurës ka pasur një reagim të paprecedent nga vendet e botës.

Sipas tij, Kina është e vetmja që ka marrë masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Deri më tani janë regjistruar rreth 170 viktima në Kinë dhe mbi 7000 të infektuar.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *