Osmani ne krye te Kuvendit: Ja premtimi i parë ndaj deputetëve. Referenca ime, Rugova.

Kosovë Rrotull

Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike të Kosovës, është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës, duke u bërë gruaja e parë në Kosovë që merr këtë post.

Deputetja Osmani është propozuar për kryetare të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi kryetari i deritashëm Glauk Konjufca, dha sot dorëheqjen pasi është zgjedhur ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë Kurti.

Pro Osmanit votuan 65 deputetë. Në seancë ishin të pranishëm 67 deputetë, ndërsa opozita nuk mori pjesë.

Osmani, tha se gjatë këtij mandati do të kthejnë dinjitetin e Kuvendit të Kosovës.

Pas votimit të saj në këtë post me 65 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Osmani  tha se vota e qytetarëve më 6 tetor do të sjellë ndryshimin e madh në Kosovë, madje u zotua se gjatë mandatit të saj do të mbikëqyrin rreptë ekzekutivin.

Osmani tha se shpreson që secila grua e zgjedhur nga vota e qytetarit do të merret me problemet e vajzave dhe grave në Kosovë.

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani u propozua për kryetare të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi kryetari i deritanishëm Glauk Konjufca dha dorëheqje nga ky post, pasi është zgjedhur ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë Kurti të votuar po sot në Kuvend.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca edhe zyrtarisht i ka dorëzuar sonte detyrën kryetares së re Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit u zgjodh në këtë post pas marrëveshjes së koalicionit LVV-LDK.

Konjufca dhe Osmani me këtë rast uruan njëri-tjetrit për pozitat e reja dhe vlerësuan lart punën e tyre të deri tanishme.

Ndryshe, Konjufca do të jetë ministër i Jashtëm në Qeverinë Kurti, post për të cilin më herët ishte thënë se do ta merrte Blerim Reka.

Kryeparlamentarja e parë grua në Kosovë, Vjosa Osmani, u zgjodh në këtë post me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Mesazhi ne Facebook

Të dashur e të respektuar qytetarë,

Gjatë gjithë angazhimit tim politik, qe gati 2 dekada, një gjëje nuk i jam ndarë asnjëherë: respektimit të vullnetit tuaj.

Gjithë jetën time në politikë e kam pasur një referencë: Dr. Ibrahim Rugova.

Asnjëherë, pavarësisht pengesave gjatë rrugës, nuk kam reshtur së punuari që vullneti i qytetarëve të Republikës sonë të jetësohet.

I falenderoj të gjithë qytetarët e Kosovës që kurrë nuk u ndalën se besuari se është vota e vullneti i tyre që do të bëjnë ndryshimin e madh në vendin tonë të dashur.

I falenderoj të gjithë deputetët për besimin që të udhëheqë Kuvendin e Republikës së Kosovës, tempullin e demokracisë ku përfaqësohet sovrani. Falenderoj Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë time të 20 viteve, për besimin dhe përkrahjen.

Uroj Qeverinë e Republikës së Kosovës, udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti dhe gjithë kabinetin qeveritar për
marrjen e detyrës dhe shpresoj që me punën e tyre do të na bëjnë të gjithëve krenarë. Do të punojmë fort dhe bashkë me njëri-tjetrin e me miqtë e Kosovës që ky vend, të jetë i denjë për të mos e braktisur kurrë.

Asnjëherë, të dashur qytetarë, nuk do të harrojmë se jemi aty për Ju e për secilën pëllëmbë të Kosovës. Secili prej nesh është mirënjohës ndaj jush dhe vullnetit Tuaj, deri në përulësi.
Nderimi ynë më i madh për të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë, deri edhe jetën e tyre, do të jetë nëse me nder e përgjegjësi punojmë për të gjallët dhe nëse Kosovën e bëjmë vend me të cilin krenohen gjeneratat pas nesh.

Ne, jemi Ju!

Sinqerisht e Juaja,
Vjosa Osmani-Sadriu

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *