Ozil bëhet çështje diplomatike me Gjermanisë e Turqisë, reagojnë Erdogan e ministrat

Botë Kryesore Sport

Largimi i Mesut Ozil nga kombëtarja bëhet çështje mes Gjermanisë dhe Turqisë. Ishte pikërisht fotoja e Ozil me presidentin turk Rexhep Erdogan që u shkrep në Londër duke i dhuruar fanellen e Arsenalit që solli “luftë” në Gjermani përpara zhvillimit të Botërorit. Pas përfundimit të Botërorit, Ozil publikoi një letër  akuzon islamofobi dhe racizëm mediat e federatën gjermane, duke deklaruar terheqjen nga kombetarja.

“Nëse fitojmë unë jam gjerman, nëse humbim unë jam një emigrant. Trajtimi që Federata ka patur ndaj meje, tregon se unë nuk duhet të vesh më fanellën e Gjermanisë. Disa gazeta gjermane e përdorën origjinën time dhe foton me Erdogan si propagandë për axhendën e tyre politike.”

Ozil thotë se takimi me Erdogan, është njësoj si me Presidentin gjerman. Letrën e tij të hapur e analizuan fjali për fjali gjashtë gazetarë të prestigjiozes “Bild”. Në një përmbledhje ata shkruajnë se Ozil po vetviktimizohet pa shkak. Ata thonë se Erdogan është lideri i një shteti që po shndërron pushtetin e tij në diktaturë. Sipas gazetarëve të “Bild”, në të njëjtën mënyrë është kritikuar edhe Lotar Matheus për takimin e tij me Putin.

Por në mënyrë të menjëhershme kanë ardhur edhe reagimet nga zëdhënësi i Erdogan për këtë akt të Ozil.

Zëdhënësi i Erdogan Ibrahim Kalin tha se mbrojtja e futbollistit për takimin  ishte “një keqardhje për ata që pretendojnë të jenë tolerantë dhe multikulturalist!”

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Gul me anë të një postimi në Twitter shkruajti : “Unë përgëzoj Mesut Ozilin, i cili duke e lënë ekipin kombëtar ka shënuar golin më të bukur kundër virusit të fashizmit”.

Ministri turk i Sportit, Mehmet Kasapoglu, si Gul, duke postuar figurën e një Ozili të buzëqeshur me Erdogan, shtoi: “Ne mbështesim sinqerisht qëndrimin e nderuar që vëllai ynë Mesut Ozil ka marrë”.

Zedhenesi i  qeverise turke deklaroi se “Në Europë ekziston një krizë, që ka arritur në një pikë në të cilën hyhet në konflikt me vlera universal. Kjo na bën të mos ndihemi rehat. Fatkeqësisht, shohim se liritë dhe të drejtat humane në Europë janë zbehur dhe se ka një theksim të racizmit dhe të diskriminimit. Vendimi i Ozil na duket i drejtë”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *