P/Rezoluta/ Parlamenti Europian kundër Macron: Keqardhje për rolin e tij, rrezikohet destabilizimi

Botë Kryesore Rrotull Slider kryesore

Projektrezoluta e Parlamentit Evropian i bën thirrje Këshillit Evropian të marrë përsipër përgjegjësitë e veta dhe të veprojë në përputhje me angazhimet e tij. Në tekstin e pr/rezolutës  shprehet keqardhje për rolin e Presidentit të Francës dhe disa krerëve të tjerë për bllokimin e një vendimi në Këshillin e kaluar.

Rezoluta e PE u formulua të martën, e pritet të ndryshojë të mërkurën, ndërsa në fillim ishte parashikuar vetëm një debat mbi dy vendet gjatë plenares së Strasburgut.

Por ne tekst vleresohet se ky bllokim mund te sjelle edhe nje destabilizim te vendeve te Ballkanit. Macron vendosi veton ndaj Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut duke mos pranuar celjen e negociatave. Te gjithe lideret boterore po fajesojne Macron, i cili po kerkon te shfaqet si lideri i ri i Europes pas deklarimit te terheqjes se Merkel nga politika. Gjithashtu presidenti mendohet se mban kete qendrim sipas analisteve edhe pas bllokimit te emrave te propozuar nga Franca per komisionere.

PE nuk ka fuqi legjislative për vendimet për zgjerimin, por qëndrimet e tij janë të rëndësishme, sidomos në momentin kur pritet të votohen kandidatët e rinj nga Franca, Hungaria dhe Rumania për kabinetin e presidentes së zgjedhur të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *