Pa plis në Paris/ Pësojmë katër, por shënojmë golin e nderit

Kryesore Slider kryesore Sport Vendi

Katër gola shënuan “gjelat” ndaj kombëtares sonë. Dy gola në dy pjesë loje që nxjerr jo pak probleme me ekipin kombëtar që është në rindërtim, por që ende nuk një formacion bindës. Ylli i kombëtares sonë është Odise Roshi që trajneri Reja e vendosi të tërhequr në pjesën më të madhe të lojës. Dy gola në pjesën e parë për faj të mbrojtjes, e padyshim ndaj skemës 3-5-2, disi e rrezikshme ndaj kampionëve në fuqi.

Goli parë u shënua nga Koman, e më pas nga Giroud, falë gabimi të Roshit.

Pjesa dytë nisi vrullshëm, por Reja ngurroi të kryente nderrimi të cilët erdhën pas tetë minutash nga pjesa e dytë.

Fillimisht u zevëndësuan Gjasula me Ramadanin, Xhakaj me Abrashin dhe Cikalleshi me Balajn, ndërrim i parë ky në minutën e 53′. Sulmuesi shkodran ishte në hije e kjo edhe për faktin se Roshi ishte i tërhequr dhe nuk kishte se kush t’i furnizonte me topa nga krahët.

Goli tretë shënohet në minutën e 68′ ga Koman, duke realizuar një dopietë ndaj kuqezinjve.

Goli katërt realizohet në minutën e 85′ nga Ikone, i cili zëvendësoi Koman.

Goli i nderit për kuq e zinjtë erdhi në minutën e 90′  nga pika e bardhë e penalltisë.

Cikalleshi ndryshe nga Griezman nuk gabon dhe shënon. 4 me 1 rezultati final.

Shqipëria renditet e katërta me 6 pikë në pesë ndeshje të luajtura.

Tre ekipet Franca, Turqia dhe Islanda kanë nga 12 pikë.

Shqipëria pret të mërkurën Islandën duke shpresuar në ndonjë mrekulli ndaj ishullorëve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *