Pacolli: Ma shumë po na përkrah Mali i Zi se Shqipëria

Kosovë Rrotull

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se në komisionin e ardhshëm të përbashkët me Malin e Zi, lidhur me demarkacionin, nuk duhet të jetë ish-deputeti Shpejtim Bulliqi.

Në Rubion të KTV-së, Pacolli ka thënë se në ekipin e Kosovës do të ketë njerëz dinjitoz.

“Kosova e ka një komision të vetin, të përgatitur, mund të ketë korrigjim. Nuk besoj që Bulliqi duhet të jetë. Kemi shumë njerëz tjerë që mund të udhëheqin. Nuk besoj se ai duhet të jetë. Do të ketë njerëz dinjitoz, që do t’u shpjegojnë qytetarëve të drejtën dhe çfarë epilogu do të ketë”, ka thënë ai.

Sipas Pacollit, demarkacioni do të kryhet në mënyrën më të mirë, për shkak të “marrëdhënieve të mira” me Malin e Zi. Sipas tij, ky shtet madje e përkrah në shumë raste Kosovën, edhe para Shqipërisë.

“Besoj se do të kryhet çdo gjë në mënyrën më të mirë, kemi marrëdhënie më të mira me Malin e Zi. Dëshmohen çdo ditë në takimet tona. Mali i Zi gjithmonë e mbështet Kosovën, bile nganjëherë edhe para Shqipërisë. Shumë herë madje”, ka thënë më tej ai.

Ministri i Punëve të Jashtme ka folur edhe për njohjes e Kosovë dhe politikat e Beogradit, ai tha s Serbia po humb kohë, para dhe fytyrë me tentimin që të bindë shtete të ndryshme të tërheqin njohjen e Kosovës.

Pacolli ka thënë se asnjë njohje nuk është tërhequr falë ndikimit të Serbisë, duke treguar se vetëm njohja nga Suriname është pezull.

Pacolli po ashtu ka deklaruar se në një takim i kishte thënë presidentit serb Aleksandar Vuçiq se Serbia nuk do të mund të bindë shtete tjera që të tërheqin njohjen e Kosovë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *