Pacolli premton një pallat për tre muaj, Rama: Do të bëj bust afër Skënderbeut

Lajme Politikë

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në Krujë dhe Thumanë, ku vizitoi familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Gjatë kësaj vizite Rama u shoqërua edhe nga zv/ kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli.

Ndërsa po diskutonin me banorët e prekur nga tërmeti për gjetjen e zgjidhjeve për strehimin e tyre, Pacolli tha se mund të ndërtoj një pallat brenda 3 muajsh.

Ndërsa kryeministri Rama ju përgjigj se nëse e realizon do ti bëjë një statujë afër Skënderbeut.

Behgjet Pacolli: “Nëse nuk ka pengesa në rastin më të mirë, unë besoj një pallat, 45 banesa nga 80 metra katrorë, për 3 muaj duhet të kryhet.”

Edi Rama: “Po na vendos Behgjeti ca kushte. Po i bëjmë edhe një statujë afër Skënderbeut. Duhet të bëhet projekt, projekti-zbatimi.”

Behgjet Pacolli: “Po e bëjmë projektin”

Edi Rama: “Çfarë rëndësie ka. Edhe tre muaj po të jetë, 6 muaj. Duhet të gjejmë sistemim më të mirë sesa ky këtu.”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *