Gjurma 7 maj 2018
Vetëm 1.3 për qind e të punësuarve në Shqipëri kanë pagë më të lartë se sa 2 milionë lekë në vit. Shifra, e cila është bërë publike nga Drejtoria e përgjithshme e tatimeve tregon nivelin e ulët të pagave që fitojnë punonjësit në Shqipëri, por pjesërisht ajo është edhe rezultat i evazionit.
Sipas INSTAT, aktualisht në Shqipëri janë 665 mijë e 800 vetë të punësuar në sektorin shtetëror dhe atë privat, pa përfshirë të punësuarit në bujqësi. Kjo do të thotë se vetëm 1.3 për qind e tyre kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit.
Të dhënat zyrtare nga Instituti Europian i Statistikave tregojnë se Shqipëria është vendi me pagat më të ulëta në Europë. Sipas Eurostat, në vitin 2017 paga mesatare në Shqipëri rezultoi 357 euro në muaj, ose 4 herë më e ulët se sa mesatarja e Bashkimit Europian.
Madje sipas të dhënave nga Këshilli i investimeve pagat në Shqipëri janë më të ulëta edhe se sa në vendet e ngjashme të rajonit, ku paga mesatare varion nga 424 euro në Bosnje deri në 740 euro në Mal të Zi. Top Channel