Pakti Detar,Bushati: Firmosa plotfuqishmërinë (Video)

Politikë

Përpara takimit me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias, kreu i diplomacisë shqiptarë Ditmir Bushati tha se ka firmosur plotfuqishmërinë për grupin negociator.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se me Kotzias do të diskutojnë për datat e takimeve dhe për axhendën, por edhe për takimin e dy kryeministrave, Rama dhe Kotzias.

BushatI: Sot është një takim i radhës me homologun grek. Është në vijim të të gjithë mekanizmit të deialogut që ne kemi ngritur. Jemi në një fazë të re. Në disa fusha është bërë progres. Kemi fusha të tjera ku besojmë në ditët në vijim do të kemi mundësi që së bashku të deklarojmë progres. E kam fjalën për njohjen e ndërsjelltë të patentave. Presidenti ka lëshuar autorizimin, unë kam firmosur plotfuqishmërinë për ekipin negociator që është duke punuar dhe besoj se do biem dakord me Kotzias edhe për datat e takimeve dhe kalendarin si do operojë grupi i punës dhe nuk diskutohet që punojmë edhe për takimin e dy kryeministrave.

Takimi në Ministri

Bushati dhe Kotzias zhvilluan për disa minuta patën një takim kokë më kokë, për t’i lënë vendin më pas një dreke më pak zyrtare. Vizita e shefit të diplomacisë greke vjen vetëm dy javë nga dhënia e autorizimit nga presidenti Meta, për lëshimin e plotfuqishmërisë për grupin negociator.

E ndërsa grupet negociatore pritet të ulen për një marrëveshje të re për detin, palët janë optimiste për mbylljen e të gjitha çështjeve që kanë ndarë palët prej vitesh. Ndër to është abrogimi i “ligjit të luftës” me Shqipërinë nga Greqia.

Ende me pikëpyetje mbetet data e vizitës së kryeministrit grek, Tsipras, në Tiranë, vizitë gjatë të cilës kryeministri Rama ka deklaruar se do të firmoset një dokument i ri i i miqësisë dhe bashkëpunimit strategjik me fqinjin tonë jugor.

Pas Tiranës, Nikos Kotzias do të niset drejt Vjenës, atje ku me homologun maqedonas Dimitrov do të nisë të tjera negociata, po ashtu të rëndësishme, për çështjen e emrit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *