Pakti Detar, Kotzias: Së shpejti mbyllim negociatat me 10 pika me Shqipërinë

Kryesore Lajme Politikë

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka deklaruar  se shumë shpejt do te perfundojnë negociatat me Shqipërinë. Deklaratat ai i bëri gjatë fjalës së institutin norvegjez e marrëdhënieve ndërkombëtare në Oslo.

“Përmes një politike të jashtme proaktive, ne jemi pranë zgjidhjes së problemeve të vjetra me Shqipërinë. Shumë shpejt, besoj, ne do t’i përfundojmë negociatat për një paketë me dhjetë çështje. Kjo paketë përfshin përcaktimin e kufijve dhe zonave detare, etj”, tha kryediplomati grek.  Sipas Kotzias problemet e të kaluarës janë tejkaluar në mënyrë efektive.

“Shqipëria ishte nën regjimin izolacionist të Enver Hoxhës, kështu që nuk kishte shanse për të negociuar me të.Në një masë të konsiderueshme deri në kohën e qeverisë sonë, Ballkani, Evropa Juglindore ishte një burg i paragjykimeve dhe stereotipeve dhe jo një vend bashkëpunimi paqësor. Bazuar në këtë parim, ne vendosëm bashkëpunimin tonë dhe të gjitha platformat e ndryshme që tani ekzistojnë me Tiranën dhe Shkupin. Unë besoj se, në këtë mënyrë, arritëm të vepronim në mënyrë efektive me problemet e së kaluarës”, theksoi Kotzias.

Një ditë më parë kryeministri grek Aleksis Tsipras deklaroi se ministritë e jashtme po punojnë bashkarisht për negociatat, por sipas tij çështja came nuk është në tryezën e bisedimeve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *