Pamje të rënda/Ja gishti i këputur i polices që u plagos në protestë, u gjet 3 metra larg shpërthimit

Kronike Kryesore

 

Ina Nuku ishte një nga 13 efektivët e policisë që mbetën të plagosur gjatë protestës që banorët e Astirit zhvilluan para parlamentit të enjten e shkuar. Si pasojë e shpërthimit të një shashke, ajo humbi njërin gisht të dorës, ndërsa dëmtoi rëndë tre të tjerët. Pamjet e atij momenti bënë xhiron në rrjetet sociale, ndërsa i gjithë opinioni publik u sensibilizua me 26 – vjeçaren, e cila rrezikoi jetën në krye të detyrës. Gjurma.al ka siguruar fotot e rënda të gishtit të këputur të polices në vendin e ngjarjes, si dhe të qafores që ajo mbante veshur. Kapsolla ka rënë pikërisht në qaforen e zezë, ndërsa vet Ina nuku ka tentuar ta heq me dorë. Në këtë moment kapsolla ka shpërthyer duke i këputur gishtin dhe duke i dëmtuar edhe qafën. Më pas kolegët e polices e kanë marrë gishtin e kanë futur në një termus dhe e kanë dërguar për në Spitalin e Traumës. Mjekët kanë bërë përpjekje që ta rikuperojnë atë sërish në dorën e Inës, por pa sukses. Të gjendur në këto kushte ata mësohet se kanë mbajtur një temperaturë konstante të përshtatshme dhe e kanë dërguar së bashku me Ina Nukun në Turqi, me shpresën se doktorët turq do ta rivendosin në dorë.

Në foto: Qaforja e Ina Nukut

Në foto: Qaforja e Ina Nukut

Në foto: Gishti i këputur i Ina Nukut

Në foto: Gishti i këputur i Ina Nukut

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *