Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, mbrëmjen e sotme. Burime për Top Channel bëjnë me dije se ka pasur përplasje të armatosur mes bandave kriminale në vendin e quajtur Ajos Sostis në lagjen Neos Kozmos të Athinës.
Sipas informacioneve të para, ka një viktimë ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë djali i tij. Dyshohet se bëhet fjalë për një sherr mes bandave shqiptare, megjithatë po hetohet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.
Ky burrë është babai i një prej të rinjve që u sulmuan nga të rinj të tjerë. Ndërkohë djali i tij 25 vjeç ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë. I plagosur lehtë ka mbetur edhe punonjësi i kafenesë.
Paraprakisht raportohet se sherri nisi për shkak të një borxhi mes dy grupeve.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, ndërsa janë gjetur shtatë gëzhoja.