Panik në Korçë/ Përplasen dy makina në Bulevard, njëra përfundon brenda dyqanit (FOTO+VIDEO)

Kronike Lajme

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë, ku një prej mjeteve ka përfunduar në një dyqan. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin ‘Republika’.

Sipas ‘BalkanWeb’ se në aksident u përfshinë dy mjete, ku si pasojë e përplasjes me njëri-tjetrën, njëri prej tyre devijoi duke u përplasur me fasadën e një dyqani. Nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale (dy mjetet dhe dyqani).

https://youtu.be/ukGgzgReBQg


Ndërkohë kjo përplasje ka shkaktuar panik të qytetarët dhe punonjësit e dyqaneve që ndodhen në këtë bulevard. Policia, e cila aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *