Panik në Vlorë, të shtëna pranë një prej zonave më të frekuentuara nga pushuesit

Kronike Kryesore

Momente paniku në Vlorë ku gjatë orëve të mbrëmjes janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në zonën e “Skelës”, pranë Universitetit “Ismail Qemali”.

Qytetarët të alarmuar kanë njoftuar policinë e cila ka shkuar drejt vendngjarjes. Nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar nga ngjarja.

Të shtënat janë dëgjuar në një zonë mjaft të frekuentuar në qytetin bregdetar që në këtë periudhë vere ka mjaft të zhvilluar edhe jetën e natës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *