Panuçi nuk i ndahet Shqipërisë, tjetër stërvitje dhe fluturim pak orë para ndeshjes

Sport Vendi

Shqipëria do të luajë të hënën edhe takimin e dytë në Ligën e Kombeve, duke ardhur nga një fitore me rezultatin 1-0 ndaj Izraelit. Kristian Panuçi ka vendosur që të mos humbasë kohë për përgatitjet e ndeshjes së radhës, duke qenë se direkt pas ndeshjes me Izraelin, në fushë zbritën futbollistët që nuk kishin pasur minuta në atë takim.

Edhe e shtuna, ka nisur me stërvitje për Kombëtaren, ku në “Elbasan Arena”, Panuçi i ka detyruar futbollistët që të kryejnë një seancë stërvitore atletike. Megjithëse takimi do të luhet ditën e hënë, Kombëtarja jonë do të fluturojë drejt Skocisë vetëm një ditë para.

Ditën e dielë, pritet që në Shqipëri të ketë edhe një seancë stërvitore dhe më pas, skuadra do të niset drejt ishullit britanik, aty ku do të provojë të bëjë surprizën ndaj të besuarve të MekLish që në këtë takim vijnë me disa mungesa. Të premten, Skocia u shkatërrua edhe në miqësore nga Belgjika me rezultatin 0-4. Vipsport.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *