Irani dhe tryeza politike për realizimin e reformës zgjedhore kanë qenë dy temat e diskutimit mes ambasadores së SHBA-së Yuri Kim dhe Zv.Ndihmës Sekretarin amerikan Palmer.
Mbërritja në Shqipëri e zonjës Kim për të nisur detyrën si ambasadore, pas betimit që bëri më 9 janar është çështje ditësh.
Përmes një postimi në twitter ambasada njoftoi sot në takim është vlerësuar i guximshëm e parimor qëndrimi i Shqipërisë mbi Iranin si dhe lajm pozitiv përkushtimi ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR”
“Zv.Ndihmës Sekretari Palmer u takua me Ambasadoren Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm e parimor të Shqipërisë mbi Iranin & lajmin pozitiv mbi përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR” shkruhet ne twitter.