Paralajmërimi i frikshëm i Hoxhës/ Çfarë pritet të ndodh në Tiranë

Kronike Kryesore

Gazetar i kronikës Artan Hoxha ka thënë se duke u marrë një javë me çështjen Xhisiela kanë lënë pas botën reale të asaj që po ndodh në Shqipëri.

Në një interviste në “Report Tv” gazetari ka bërë një paralajmërim të frikshëm.

Ai është shprehur se pas atentatit të mbrëmshëm, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, do kemi një serial tjetër, pasi oazi i qetësisë në Tiranë është prishur.

“Ne kemi tre muaj që denoncojmë ngjarje të rënda, nga Elbasani në Shkodër, Vlorë, Nikël, Lushnje. Nëse humbëm një javë duke u marrë me ‘Xhisielën’ lamë botën reale të asaj që ndodh në Shqipëri. Askush nuk e di kush janë autorët e 6 vrasjeve në Shkodër, apo ku janë dy të zhdukurit. Kush e vrau Arjan Ferracaku? Nuk kemi një përgjigje. Kjo ngjarje është premisa e një seriali që mund të ndodhë më pas dhe të ndërhyrjes që do të bëhet, politike e kam fjalën. Do të kemi një serial tjetër. Oazi i qetësisë në Tiranë është i prishur”,- ka thënë gazetari.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *