Paralajmërimi i Ramës për shkarkime/ A rrezikohet Sonila Qato? Ja si përgjigjet ministrja

Kryesore Lajme Politikë

E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 me gazetaren Eni Vasili, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato teksa është pyetur nëse ajo synon të bëhet deputete nuk ka dhënë një përgjigje konkrete, por gjithsesi e ka lënë të hapur si mundësi.

“Kjo është një pyetje që ka dy altrenativa. Mund të them “Po”, por mund të them edhe “Jo”. Por varet nga mënyra se si është i ndërtuar sistemi elektoral. Në vendin tonë nuk të lë shumë në dorë që individi të thotë “Po” do konkurroj për deputete. Unë mendoj që kjo është një gjë që shikohet kur të vijë. Unë vij nga një eksperiencë e gjatë drejtimi në administratën publike dhe më ka bërë të orientohem me përqasjen time politike”, u shpreh Sonila Qato.

Më herët kryeministri Edi Rama i ka paralajmëruar ministrat e qeverisë duke thënë se nëse do të rezultojnë më të denoncuarit nga qytetarët tek platforma e “Bashkëqeverisjes” do të largohen. Ndërkohë ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” teksa është pyetur nga gazetarja Eni Vasili për këtë çështje është shprehur se nuk mund ta thotë me siguri pasi këtë e tregon përmbushja e objektivave dhe opinioni i publikut.

“Këtë nuk mund ta vlerësoj dot. Në fakt ne kemi marrë përsipër disa indikatorë të performancës sonë gjatë këtij viti të ushtrimit të detyrës. Sigurisht realizimi i objektivave do të japë orientimin nëse ministri do të vazhdojë apo jo të jetë pranë këtij kabineti qeveritar. Për sa kemi pasur mundësi t’iu shërbejmë ju kemi shërbyer. Pastaj pjesa tjetër e krijon publiku opinionin, por edhe rezultatet janë konkrete”, u shpreh ministrja për Sipërmarrjen.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *