Partia Socialiste shtyn mbledhjen e Asamblesë, deputetët kritika ministrave

Kryesore Politikë shtojca

Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin parlamentar nga ku është vendosur se Asambleja do të shtyhet për në shtator.
Burime nga grupi bëjnë me dije se nuk do të ketë asamble në korrik siç ishte njoftuar më herët dhe se analiza dhe bilanci i qeverisjes do të bëhet në shtator.
Po kështu sipas burimeve, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka kritikuar ministrat për mungesat në seanca plenare.
Mbledhja e Asamblesë Kombëtare në shtator pritet të jetë tepër e rëndësishme, pasi më parë Rama ka paralajmëruar se në vjeshtë do të analizojë punën e ministrave dhe ata që nuk do kalonin ‘klasën” do largoheshin nga kabineti.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *