Partizani i Beogradit, reagim emocionues për Fadil Vokrrin

Skedina Sport

Faqet e përkujtimeve nëpër gazetat serbe janë mbushur me fotografi të Fadil Vokrrit dhe me fjalë falënderuese ndaj tij.

Bardh e zinjtë “Partizani” kanë mbushur faqet e përkujtimeve nëpër gazetat serbe, në të cilat ka edhe një dedikim falënderues ndaj Vokrrit.

Me pikëllim të madh po ndahemi nga Fadil Vokrri

Faleminderit për vitet që i kalove në klubin tonë dhe për të gjitha që i ke bërë. 

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty”, thuhet në letër, transmeton Express.

Ndryshe, homazhet në Kosovë në hollin e Kuvendit, po vazhdojnë për Vokrrin.

Ndersa mesazhe ngushellime kane ardhur edhe nga klubi turk Fenerbace, ku Vokrri ka luajtur dikur.

Në Prishtinë u mbajtën homazhet në nder të Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili u nda nga jeta ditën e shtunë, pas një ataku kardiak.

Homazhet u kryen në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku të pranishëm ishin autoritetet më të larta shtetërore, miq e kolegë të Fadil Vokrrit. Të pranishëm në këto homazhe ishin edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe një delegacion i Federatës Shqiptare të Futbollit, i kryesuar nga Presidenti Armand Duka. Ky i fundit u shpreh se nuk e priste që të ishte në një ceremoni të tillë për Fadil Vokrrin, të cilin e përkufizoi si një njeri që jetonte me futbollin.

Padyshim që një nderim i madh për Fadil Vokrrin u bë edhe nga skuadra e Llapit, ku ish-kreu i FFK-së nisi karrierën e tij si dhe klubi i Prishtinës.

Pas mbylljes së homazheve, në sallën e Kuvendit të Kosovës nisi edhe ceremonia përkujtimore në nder të Fadil Vokrri.

Fadil Vokrri që ka qenë i njohur si një prej yjeve të futbollit në Kosovë e jo vetëm. Ai mori drejtimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në vitin 2008. Gjatë kësaj kohe ai ka punuar shumë, duke u bërë edhe protagonisti i njohjes së kësaj federate në UEFA dhe FIFA.

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/partizani-me-fjale-emocionuese-per-vokrrin-faleminderit-per-te-gjitha-qe-i-ke-bere-546506/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *