Partizani largohet me turp nga Kupa e Shqipërisë

Sport Vendi

Partizani nuk ia ka dalë të bënte përmbysjen e madhe ndaj Besëlidhjes në Kupën e Shqipërisë dhe në çerekfinale të kij kompeticioni shkojnë lezhjanët. Mesfushori Bruno Telushi realizoi 3 herë në ndeshjen e luajtur në Elbasan, që përfundoi 3-1, por ishte një fitore e hidhur për Partizanin, që në Lezhë ishte mundur 3-0. Goli i Arsena Hajdarit në fillim të ndeshje e bëri kualifikimin e të kuqve një mision të pamundur, sepse atyre u duheshin 5 gola.

Jashtë Kupës edhe Laçi, një ekip që vitet e fundit ishte shndërruar një specialist të këtij kompeticioni. Laçi fitoi 3-2 ndaj Bylisit, por nuk mjaftoi, sepse në Ballsh ishte mundur 2-0. Nga ekipet e Superiores janë eliminuar edhe Luftëtari dhe Flamurtari. Luftëtari sot barazoi 0-0 me Apoloninë në Gjirokastër, ndërsa në Fier u mund 3-0, kurse Vllaznia fitoi në Vlorë, 0-2, pas barazimit 2-2 në Shkodër. Gjithashtu e lehtë për Tiranën, Kukësin, Skënderbeun dhe Teutën, që ia kanë lejuar vetes edhe të aktivizojnë lojtarët e stolit. Kuliafikohen për në çerekfinale: Kukësi, Tirana, Skënderbeu, Teuta, Vllaznia, Bylisi, Besëlidhja dhe Apolonia.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme:
Flamurtari-Vllaznia 0-2 (2-2)
Tirana–Kastrioti 4-0 (3-1)
Kukësi-Lushnja 3-0 (1-0)
Laçi-Bylis 3-2 (0-2)
Luftëtari-Apolonia 0-0 (0-3)
Partizani-Besëlidhja 3-1 (0-3)
Skënderbeu-Besa 1-0 (2-0)
Teuta-Erzeni 2-1 (3-1)

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *