Partizani rimerr kreun, mposht Luftëtarin

Kryesore Sport Vendi

Partizani rimori kryesimin i vetëm, pasi e ndau vendin e parë vetëm për pak orë me Skënderbeun.

Kryeqytetasit fituan 2-1 ndaj luftëtarit në stadiumin “Selman Stërmasi” në një ndeshje ku morën fillimisht epërsinë me golin e Mensah, episod që u kontestua nga gjirokastritët për një faull.

Para pushimit, Shkurtaj barazoi rezultatin. Grinta e Partizanit u duk më shumë se kurrë në pjesën e dytë pasi vendasit ushtruan presion edhe pse avantazhin e morën përmes penalltisë së fituar nga Mala dhe të ekzekutuar nga Telushi.

Ky i fundit një nga më të mirët në fushë, nuk e kurseu në një moment as arbitrin në një ndërhyrje që krijoi një situatë komike. Me këtë fitore, partizani kryeson me 2 pikë më shumë se Skënderbeu.

Me heret  Skënderbeu mori një fitore të pastër, 2-0, në shtëpi ndaj Laçit, të cilët humbën edhe një 11-metërsh në këtë ndeshje përveç rasteve të tjera për shënim.

Nga ana tjetër, skuadra e Klodian Duros reagoi menjëherë dhe vetëm pak minuta më vonë fitoi një 11-metërsh, të cilin Sebino Plaku e shpërdoroi, pasi dërgoi topin mbi kuadratin e portës së Teqjas.

Pjesa e dytë foli më shumë për miqtë, që iu afruan disa herë golit, por portieri i korçarëve, Teqja ishte në lartësinë e detyrës, duke i mohuar një gol thuajse të sigurt Plakut.

Në minutat shtesë, arbitri akordoi një goditje dënimi mbi vijën e zonës për Skënderbeun, të cilën e ekzekutoi mjeshtërisht Dejvi Bregu, dhe e dërgoi topin në trekëndëshin e portës së Avdulit, duke vulosur rezultatin 2-0.

Partizani me pese fitor radhazi ka 22 pike, ne vend te dyte eshte Skenderbeu me 20 pike, Kukesi dhe Laci jane ne vend te 3 dhe 4-t me nga 16 pike. Ne fund te tabeles jane Luftetari me 6 pike dhe Kastrioti me 6 pike.

Top Channel

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *