Pas akuzave, Bruçaj reagon fort ndaj Erdoganit: Jam gylenist sepse…

Kryesore Lajme Sociale

Kryetari i Komunitetit Mysliman shqiptar, Skënder Bruçaj i është përgjigjur ashpër akuzave të lëshuara nga ana e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan se bën pjesë në grupin e kundërshtarit Gylen.

Madje kjo ka lënë të nënkuptohet se Erdogan ka kërkuar edhe gjatë vizitës së tij në Shqipëri, si dhe në takimet e ndryshme që ka pasur me shtetarët shqiptarë që Bruçaj madje edhe të largohej nga posti që mban.

Kështu aludohej në mediat shqiptare, pas vizitës së Erdogan bëri në Tiranë në nisjen e punimeve të xhamisë së Namazgjasë.

Kreu i KMSH-së, Bruçaj i ftuar mbrëmë në emisionin  “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ka i është kundërëpërgjigjur akuzave të lëshuara nga Erdogan.

I pyetur në emisionin “Real Story” në lidhje me akuzat që janë ndaj tij, Bruçaj ka dhënë këtë përgjigje:

“Mbaj mend kur kam qenë në klasë të 7-8, pak para se të binte komunizmi, dhe mësuesi bëri një konkurs për poezinë. Unë dola i pari dhe mësuesi e vendosi poezinë time në krye të kalsës. Një nga drejtuesit e shkollës e grisi poezinë time sepse isha djali i kulakut. Dhe babai tha: Kështu do partia o bir! Sikur im atë të ishte gjallë dhe të më pyeste: Përse të quajnë gylenist? Unë do ti jepja të njëjtën përgjigje: Sepse kështu do partia…E njoh Fetullah Gylen si dijetar. Nuk mund të quhesh Gylenist, sepse kështu lexon një libër të tij”, u shpreh Bruçaj.

Kryetari i KMSH-së është shprehur gjithashtu se nuk do të pranojë që kreu i një shteti tjetër të ndërhyjë në punët e brendshme të Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe se pavarësisht përplasjeve  me presidentin turk, Erdogan do të ketë një ftesë nëse në inagurimin e xhamisë së “Namazgjasë”, i cili parashikohet të ndodhë vitin e ardhshëm.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *