Pas apelit të SHBA, Shqipëria dëbon dy diplomatë rusë

Politikë shtojca

Menjëherë pas publikimit të lajmit se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Shqipërisë të dëbojë diplomatët rusë, për shkak të çështjes së helmimit të ish-spiunit rus në tokën britanike, ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Përmes një deklarate për mediet, MEPJ-ja njofton se këtë të hënë, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, Aleksandër Karpushin, është thirrur në ambientet e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

“Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqiperisë, SHTZ Aleksander Karpushin, të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik” thuhet në njoftimin e MPJ-së.

 Në këtë mënyrë, Qeveria shqiptare u bashkohet aleatëve të NATO-s për të dëbuar disa diplomatë rusë nga vendi pas helmimit të ish-spiunit rus në Britaninë e Madhe.

Po sot Presidenti amerikan Donald Trump autorizoi dëbimin e 60 agjentëve të dyshuar rusë nga Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët e lartë të administratës thanë se 48 “oficerë të njohur të zbulimit” në konsullatën ruse në Seattle dhe 12 të tjerë në misionin rus në Kombet e Bashkuara kanë shtatë ditë afat për t’u larguar nga vendi.

“Shtetet e Bashkuara e ndërmarrin këtë veprim së bashku me aleatët dhe partnerët tanë në gjithë botën, si përgjigje ndaj përdorimit nga ana e Rusisë të armëve kimike për përdorim ushtarak në tokën Britanike”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders.

Polonia, Gjermania dhe Lituania njoftuan gjithashtu se edhe ato po dëbojnë diplomatë rusë lidhur me helmimin në Britani.

Më herët, Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve rusëpas helmimit të ish-spiunit rus në Britaninë e Madhe. Shtetet e Bashkuara urdhëruan gjithashtu mbylljen e Konsullatës ruse në Seattle, sipas agjencisë “Reuters”. Në SHBA, 48 diplomatë rusë thuhet se strehohen në Ambasadën e Federatës Ruse, ndërsa të tjerët janë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *